Pas me shume se 4 mbledhjes me ne fund pr/vendimi per faljen e tarifave dhe taksave per shkak te situates se pandemise eshte miratuar, por me ndryshime nga keshilltaret e Bashkise Shkoder.

E pranishme ne salle kesaj here ka qene vete Kryetarja e Bashkise Shkoder, e cila ka argumentuar ne detaje ate cfare eshte propozuar duke ofroar lehtesi fiskale per te gjithe pa perjashtim, por nje gje e tille eshte hedhur poshte nga keshilltaret e majte te cielt kane kerkuar qe nga falja e detyrimeve per tre muaj te perfitojne vetem bizneset me xhiro deri ne 14 milion lek, dhe insttiucione duke perjashtuar qytetaret.

Këshilltarët socialistë kanë patur opinion tjetër, duke përjashtuar disa kategori taksapaguesish nga falja e tre muaj detyrime mars- prill- maj. Sa i takon bisnesit, do të përfitojnë vetëm kategoria me xhiro deri në 14 milion lekë, duke paraqitur xhirot e tyre të dokumentuara. Përjashtime janë bërë edhe tek taksapaguesit familjarë, ku kanë përfituar vetëm disa kategori të veçanta, një pjesë e të cilave edhe sot, paguajnë tarifa të reduktuara.

Kështu, Këshilli Bashkiak miratoi një vendim që nuk i përjashton të gjithë taksapaguesit nga pagesa për tre muaj e taksa- tatimeve vendore.
Kjo pikë e rendit të ditës, solli edhe ndërprerjen e mbledhjes teksa u deklarua fillimi i votimit. Këshilltarët socialdemokratë u rreshtuan në mbështetje të projektvendimit të paraqitur nga kryebashkiakja Ademi, kështu kryetarja e Këshillit Brisela Kadija kërkoi pushim pasi nuk kishte votat e nevojshme për miratimin e projekt vendimit.

V E N D O S I

Miratimin e ndryshimeve në VKB nr.1, datë 22.1.2016 ”Për taksat dhe tarifat vendore në Bashkinë Shkodër, të ndryshuar.

PROPOZIMI I BASHKISE SHKODER

A: Te perjashtohen nga taksa e prones dhe tarifat vendore (pastrim, gjelbrim, ndripim publik) pér nje periudhe 3-mujore viti 2020, per te gjitha kategorite e taksapaguesve:

a) individe, familje b) persona fizik dhe juridik, ambulant c) OJF, Institucione publike

MIRATIMI NGA KESHILLTARET

Të përjashtohen nga tarifat vendore (pastrim, gjelbërim, ndriçim publik), për një periudhë 3 mujore të vitit 2020, për të gjitha bizneset me xhiro vjetore deri në 14 milion, ambulantët dhe OJF, në territorin e Bashkisë Shkodër dhe Njësitë Administrative.

Drejtoria e të Ardhurave në Bashkinë Shkodër duhet të administrojë vërtetim të xhiros vjetore të vitit 2019 për subjektet përfituese, të nxjerrë nga portali eAlbania (pa pagesë).

Subjektet përfituese të cilat kanë paguar detyrimet para hyrjes në fuqi të këtij vendimi, vlera e falur për periudhën 3 mujore, do t’u njihet si tepricë kreditore për vitin e ardhshëm.

Të përjashtohen nga tarifat vendore (pastrim, gjelbërim, ndriçim publik), për një periudhë 6 mujore të vitit 2020, kategoritë si më poshtë vijon:

Invalidët e punës, të verbërit, të sëmurët paraplegjik dhe tetraplegjik (kryefamiljarë) pa persona madhorë në ngarkim (përveç bashkëshortit/bashkëshortes.

Kryefamiljarë pensionistë pa persona madhorë në ngarkim (përvec bashkëshortit/bashkëshortes)

Kryefamiljarët gra me minimumi një fëmijë në ngarkim (nën 22 vjeç)

në territorin e Bashkisë Shkodër dhe Njësitë Administrative

Shtyerjen e afatit të pagesave të taksave dhe tarifave vendore deri me datë 30 tetor 2020, për të gjitha kategoritë e taksapaguesve:

Individë, familje;

Persona fizik dhe juridik, ambulant; OJF, Institucione publike; në territorin e Bashkisë Shkodër dhe Njësitë Administrative

Të përjashtohen nga kamatvonesat e detyrimeve vendore dhe gjobave për të gjitha kategoritë e taksapaguesve:

Individë, familje; Persona fizik dhe juridik, ambulant; OJF, Institucione publike;

Shtohet:

Ngarkohet Kryetari i Bashkise te hartoje dhe te paraqese per miratim ne Keshill Bashkiak buxhetin e Bashkise Shkoder te rishikuar si rezultat i efekteve financiare te krijuara per shkak te ketij vendimi.

Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Kryetari i Bashkisë.

Ky vendim hyn në fuqi sipas përcaktimeve të pikës 6 të nenit 55 të ligjit nr.139/2015    “Për vetëqeverisjen vendore” i ndryshuar.