Ish ministri i brendshëm, Saimir Tahiri ka folur për median pas vendimit të gjykatës për tu kthyer në pikën zero. Tahiri është shprehur se nuk e priste këtë vendim, dhe se kjo për të është e padrejtë

Nuk e prisja këtë vendim. Kthimi në pikën zero është një padrejtësi. Kjo është e qarta si drita e diellit. Nuk kam bërë asnjë lloj kompromisi me detyrën time. Më vjen turp që zvarritem në gjykata kështu. Kam kusuret e mia në politikë, por jam pa faj. Ua siguroj