U pezulluan në prill për shkak të pandemisë, zhbllokohen tenderat (Vendimi)

Me përfundimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore Agjencia e Prokurimit Publik, njofton të gjitha autoritetet kontraktore se mund të vijojnë me procedurën e prokurimeve për nevojat e tyre

Prokurimet publike jo emergjente u pezulluan në muajin prill si pasojë e pandemisë. Vetëm tenderat e rindërtimit dhe ato që lidheshin me emergjencën u lejuan, ndërsa tashmë që mbaroi gjendja e fatkeqësisë lejohen sërish.