Një tjetër rast me koronavirus është shënuar së fundmi në Durrës. Mësohet se ai është një punonjës i OSHEE dhe zyrat ku ai ka punuar janë dizinfektuar ditën e sotme

Sot qytetarët ishin paraqitur për të paguar faturat e enrgjisë elektrike, por janë kthyer mbrapsht

Ende nuk dihet sesi është infektuar punonjësi i OSHEE, por mendohet se ai ka patur kontakte me shumë persona

Kujtojmë se në të gjithë vendin në 24 orët e fundit u zbuluan 67 raste të reja me Covid 19 numri më i madh i të cilave u zbulua në Krujë, ndërkohë që humbi jetën një 34 vjeçare nga Librazhdi, e shtruar prej ditësh në spitalin Infektiv. Ajo vuante edhe nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese