Vijon të ketë sërish shtrime të reja në spitalin Infektiv ku aktualisht po trajtohen 82 pacientë, nga të cilët 14 janë në terapi intensive.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në vendin tonë janë aktualisht 850 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 22 qytetarë, mes tyre 7 mjekë dhe infermierë, duke e çuar në 1217 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë./Opinion.al