Një 67 vjeçar, i prekur nga koronavirusi ka humbur jetën në 24 orët e fundi. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë

Bëhet fjalë për një të moshuar nga Shkodra, i cili nuk mundi të fitonte betejën me COVID 19, ndërsa vuante nga Insuficienca kardiake dhe disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient 67 vjeç nga Shkodra i konfirmuar pozitiv me Covid19, i cili vuante nga Insuficienca kardiake dhe disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Pas disa ditëve në terapi intensive, i intubuar, 67 vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit. Aktualisht ne sherbimin infektiv po marrin shërbim 55 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 2 janë të intubuar.

Në vendin tonë janë aktualisht 663 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë. thuhet ne njoftim.

Aktualisht në vendin tonë numri i viktimave nga COVID-19 ka shkuar në 39.