Një ligj i ri për qarkullimin e automjeteve dhe mjeteve i publikuar në Fletoren Zyrtare, parashikohet që krahas kontrollit teknik, të ketë edhe kontrolle të rastësishme në rrugë. Ministritë përkatëse ajo e Transporteve dhe e Brendshme e motivojnë vendimin për dy arsye rritjen e sigurisë rrugore dhe pakësimin e ndotjes së ambienteve.

Në vendim janë përcaktuar të gjitha mjetet përkatëse dhe nisin nga ato mjete motorike me shpejtësi mbi 25 km në orë, ndërsa do të kontrollohen në rrugë të paktën 5 mjeteve që qarkullojnë në vendin tonë për çdo vit. Mjetet që do të përzgjidhen janë ato me risk të lartë rreziku për sigurinë rrugore ose për mjedisin