Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, tha në emisionin Real Story se i leverdis që të futet në zgjedhje me Edi Ramën, pasi qytetarët do të shkojnë në votime dhe do të votojnë kundër tij.

Ne si LSI jemi kategorikisht kundër financimit publik. Propozuesit përdornin logjikën se buxheti është më i kontrollueshëm. Nëse unë do të shkoj në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër, probabiliteti për të shkuar drejt votimit është më i madh, pasi njerëzit do të shkojnë të votojnë kundër tij. Ndaj mua më leverdis prania e tij. Jemi vetëm 10 muaj larg zgjedhjeve, jemi shumë vonë sa i përket angazhimit. Çdo parti është shumë vonë me përgatitjet , tha Kryemadhi.