Mediat e huaja kanë raportuar se gruaja me emrin Marina Balmasheva është fejuar me të dashurin e saj 20 vjeçar Vladimir, pasi ishte ndarë nga babai i këtij të fundit me të cilin qëndroi e martuar për 10 vjet.

Një 35 vjeçare në Rusi ka habitur me deklaratën e saj pasi ka treguar hapur se ka ka mbetur shtatzënë me djalin e ish të dashurit. Mediat e huaja kanë raportuar se gruaja me emrin Marina Balmasheva është fejuar me të dashurin e saj 20 vjeçar Vladimir, pasi ishte ndarë nga babai i këtij të fundit me të cilin qëndroi e martuar për 10 vjet.

Ajo ka ndarë me ndjekësit historinë e saj ku dhe është shprehur se është mjaft e lumtur për pritjen e ëmbël. Por nga historia e saj shumë ndjekës kanë mbetur të indinjuar pasi ata i kanë komentuar se ishte imorale të krijosh lidhje me djalin e ish burrit.

Ndërkohë disa ndjekës uruan çiftin, shumë të tjerë shfaqën habi ma faktin se i ati i fëmijës, është djali i ish bashkëshortit të saj.

Por pavarësisht kësaj 35 vjeçarja thotë se është e dashuruar me Vladimirin dhe se ndihet mjaft mirë se në jetë do të sjellë fëmijën e tij.