Gjatë debatit në “Çim Peka LIVE” ku po diskutohet mbi marrëveshjen mazhorancë-opozitë dhe mundësinë e saj në Parlament, gazetari Poli Hoxha u shpreh se, kryeministri Rama fdha një gjë që nuk e kishte, ndërsa lideri i opozitës Lulzim Basha mori një gjë e kishte.

Sipas Hoxhës, manuali për marrëveshjen duhet të ishin përgjimet e gazetës gjermane “Bild” për mënyrat se si vidhet vota në Shqipër

“Faktikisht Edi Rama edhe e do, edhe nuk e do këtë marrëveshje. I duhet si ‘kalë Troje” hapja e negociatave. Pastaj gjatë rrugës se çfarë do të bëjë të shohim… Edi Rama dha një gjë që nuk e kishte, Basha mori një gjë që e kishte.

Për mendimin tim, opozita dhe ajo parlamentare, kjo që po tregohet e ashpër, në këtë reformë duhet të përdornin si manual të kushteve përgjimet që botoi ‘Bild’ Aty janë të gjitha, shitja, shantazhimi, përdorimi i administratës.

Tani votat nuk blihet në qendrën e votimit, por që në krevatin e bashkëshortëve, në kafenë e fshatit. Para se të shkosh atje votat janë tjetërsuar nga krimi, drejtorët e shkollave etj” u shpreh gazetari Poli Hoxha.

REFORMA, KU DO I GJEJË RAMA 6 VOTA?/ TË FTUAR NË ‘ÇIM PEKA LIVE’ LEFTER MALIQI, MYSLIM MURRIZI, BLEDIAN KOKA, ELKIER BUSHKOLAJ, POLI HOXHA

REFORMA, KU DO I GJEJË RAMA 6 VOTA?/ TË FTUAR NË ‘ÇIM PEKA LIVE’ LEFTER MALIQI, MYSLIM MURRIZI, BLEDIAN KOKA, ELKIER BUSHKOLAJ, POLI HOXHA

Posted by SYRI.net on Monday, June 8, 2020