Kreu i PD-së Lulzim Basha çdo ditë e më shumë po ia merr dorën përdorimit të teknologjisë, ndërsa shfaqet në çdo cep të Tiranës duke bërë videoselfie dhe duke komunikuar me qytetarët. Gjatë ditës së sotme Basha ka qenë me disa biznese në qendër të Tiranës, ku tha se shumë prej tyre po mbyllen për shkak të mungesës së xhirove ditore.

Në nisje të videos Basha ka bërë batuta dhe me një prej tregtareve të pranishme, të cilës i ka thënë se ishte shumë fotozhenike. “e shumë fotozhonike, përshëndetje të dashur miq, jemi këtu te dyqani i Beshirëve, thotë Basha, io cili merr dhe menjëherë vërejtjen e zonjës në fjalë, e cila i kujton se po i kapte vetëm kokën, në kamerën e celularit të tij, ndërsa e ka pyetur kreun e PD-së nëse kur të vijë në pushtet do iu bëjë ndonjë subvencion tregtarëve.

Jemi këtu tek dyqani im, dyqani i Beshirëve. Skemi marrë kokërr leku, të shkojmë tia marrim Edi Ramës atje në Surrel. Të na kthejë lekët o vëlla që na mbajti. Si tja kërkojë unë qiraxhiut se gjynah edhe ai. Dola mora pare borxh unë për ato dy muaj. Ishalla kur të vini ju na i jepni ato lekë (Shkel syrin), apo sdo na i ktheni , shprehet gruaja në video.

Një nga zonat më të frekuentura të qytetit është kjo, 1/3 e xhiros më pak në mes të Tiranës. Nuk arrin dot të paguajë qiranë njëra, ndërsa zonja pronarja nuk merr dot qiranë. 60 biznese në ditë janë mbyllur. Kjo është fushëbeteja e vërtetë, ky është fronti i vërtetë, kjo është drama e madhe tha Basha. Sipas kryedemokratit, qytetarët duhet të bashkohen për të mirën e tyre dhe për një ekonomi më të fortë, për më shumë vende pune.

Ne si PD në qendër të vëmendjes do kemi luftën ndaj varfërisë, ndërkohë që kryeministri harxhon mijëra euro për një udhëtim me charter që nuk na e tregon edhe pse ka shkuar. Beteja e PD do fokusohet tek njerëzit. Ne kemi zgjidhje reale për qytetarët. Ai e ka shkatërruar për 7 vite ekonominë dhe bizneset tani do të na kopjojë, por ju e shihni vetë si po zhytet ekonomia. Të bashkohemi të gjithë për një ekonomi më të fortë, të ndihmojmë biznesin, konsumin dhe jo një grusht oligarkës. Duam punësim për të gjithë dhe jo skllevër për 5 oligarkë tha kryedemokrati.