Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish sot në lidhje me marrëveshjen e Reformës Zgjedhore që u arrit mbrëmë. Në një postim në mediat sociale, Rama shkruan se nuk është dakord me ata që thonë se Lulzim Basha doli i humbur.

Më tej ai shton se marrëveshja e re ka edhe anën tjetër pozitive, që konfirmon se humbja e PD në 2017 skishte lidhje me marrëveshjen e parë dhe as me integritetin e zgjedhjeve.

“Padyshim që s’jam dakord me ata që thonë se marrëveshja e re me LB ishte një humbje për të, se gjoja hoqi dorë nga kauza dhe nuk fitoi asgjë! Jo, sepse kauza ishte imagjinare, kurse marrëveshja është konkrete pas djegies së kohës,mandateve,bashkive është një rikthim në realitet.

Por marrëveshja e re ka edhe anën tjetër pozitive, që konfirmon se humbja e PD në 2017 s’kishte lidhje me marrëveshjen e parë dhe as me integritetin e zgjedhjeve, përderisa administrimi zgjedhor ekzistues mbeti kusht i panegociueshëm i LBPD, edhe në zhgjëndrrën pa qeveri teknike” shkruan Rama.