Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të projektit të hidrocentralit të Skavicës ka hedhur akuza kundër të gjithë politikanëve të tjerë. Ai tha se të gjitha qeveritë e mëparshme dështuan duke e përdorur Skavicën vetëm si pjesë të premtimeve dhe të fushatave elektorale. Por shtoi se të gjithë ishin të pazotë dhe kanë lënë vendin në gjendje të dhimbshme.

“Po e mbyll me një thënie për njerëzit e pazotë pasi kjo e ka sjellë Shqipërinë në këtë gjendje dhe kjo është vërtet e dhimbshme. Drini mjaltë me pru nuk mund me ngjye as gishtin. Të pazotët nuk e kanë lënë këtë popullit të zhvillohet” u shpreh kryeministri.

Hidrocentrali i Skvaicës shumë shpejt do të nisë ndërtimin. Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama, i cili bashkë me ministren Belinda Balluku kanë prezantuar projektin për këtë hidrocentral. Në një deklaratë Rama u shpreh se pas 40 vitesh në sirtar kjo vepër do të nisë të ndërtohet dhe do e bëj Shqipërinë të ketë një rol kyç në rajon për sektorin e energjitikës