Asambleja e Pergjithshme e KF Vllaznia qe po zhvillohet ne keto momente, ka vendosur qe te miratoje Keshillin e ri Mbikeqyres te Shoqerise Aksionare Vllaznia.

Fillimisht eshte propozuar nje peseshe e anetareve te rinj te ketij Keshilli (Bord) Mbikeqyres e ne kete liste kane qene emrat e Myzafer Bushit, Hysen Zmijanit, Agron Okajt, Mhill Shkembit dhe Fatjon Nurjes.

Por anetaret e Asamblese kane bere edhe propozime te tjera dhe pikerisht emrat e Fatmir Paçramit, Gledis Çelikut, Dorian Tafes, Genc Barkiçit, Arbana Bekteshit dhe Nora Dedes.

Meqenese numri i anetareve te Keshillit sipas statutit duhet te jete 5, u vendos qe te kalohet ne votim.

Votimit, emrat e Bordit te ri te Vllaznise jane: Myzafer Bushi, Hysen Zmijani, Agron Okaj, Gledis Çeliku dhe Fatjon Nurja.