Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim, ka dhënë një intervistë për Illyria , ku ka folur rreth përparësive që ka vendosur në punën e saj në Shqipëri, që janë dhe përparësitë e SHBA në marrëdhëniet e saj me Shqipërinë, si një nga aleatët e saj më të afërt të NATO.

Përtej problematikave kryesore në Shqipëri dhe krizës së shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, ambasadorja Kim ka folur edhe për jetën e saj si diplomate, për prezantimin e saj në Shqipëri, shqipen e saj të preferuar, diasporën shqiptare dhe rolin e tyre

Keni mbërritur në Shqipëri në Janar, dhe përkundër bllokimit aktual, unë supozoj se keni pasur rastin të njihni njerëz dhe vende. Cila është përshtypja juaj deri tani Çfarë mendoni për Shqipërinë dhe njerëzit e saj

Është një nder për këdo që të kërkohet nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara për ta përfaqësuar atë dhe kombin tonë të madh si një ambasador. Ndihem dyfish i nderuar që më është kërkuar që të përfaqësojë Shtetet e Bashkuara në Shqipëri.
Nuk ka askund tjetër në botë ku Amerika përqafohet aq ngrohtësisht, asnjë vend tjetër që është aq besnik një mik dhe aleat sa Shqipëria. Ajo që kam parë deri tani në Shqipëri dhe populli shqiptar më bën krenar. Disa njerëz mund të thonë se mbërritja pas një tërmeti dhe para një pandemie është një kohë për të ardhur keq, por mendimi im është që kjo ka nxjerrë më të mirën si tek shqiptarët ashtu edhe në amerikanët. Ajo që kam parë në Shqipëri është guxim, këmbëngulje dhe shpresë. Nuk është rastësi që të dy vendet tona kanë zgjedhur shqiponjën si simbolin tonë kombëtar.

A keni tashmë një pjatë të preferuar shqiptare, një autor apo artist të preferuar shqiptar , një vend i preferuar për tu vizituar

Shqiptari im i preferuar deri më tani duhet të jetë Skënderbeu. Ai nuk ishte vetëm luftëtar, por bashkues. Bashkimi përcaktohet Këto janë fjalë që janë të zbatueshme edhe sot. E shoh pse Skënderbeu është heroi i vendit dhe shpresoj që populli shqiptar ta mbajë gjithnjë frymën e tij të gjallë.