Jo rrallëherë kanë nuk kanë munguar dhe sulmet e ish kryetares së Kuvendit dhe ish deputetes së PD Jozefina Topallit, ndaj kreut aktual Lulzim Basha, e për më tepër pasi ky i fundit e largoi nga partia

Ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli ndërsa reagon në lidhje me ngjarjet e fundit në vend, bën përgjegjës jo vetëm kryeministrin Edi Rama, por edhe kreun e opozitës, Lulzim Basha

Në një postim në rrjetet sociale, Topalli shkruan se Edi Rama ka blerë kokën e opozitës

Teatri dhe jeta e shqiptarëve është shembur e do vazhdojë të shembet sa kohë Edi Rama ka blerë kokën e opozitës. Prandaj duhen larguar 3 4 vetë që shpartalluan shpresen e vendit. shkruan Topalli.

Topalli shkruan se 76% e familjeve shqiptare thonë se nuk përmbushin nevojat për ushqim gjatë krizës së koronavirusit. Ajo ka theksuar se kjo vjen për shkak të 3 4 personave që kanë marrë peng vendin dhe luajnë teatër me dhimbjen e njerëzve.

3 4 vetë kanë marrë peng vendin dhe luajne teater me dhimbjen e njerezve te pa shpresa. thekson Jozefina Topalli.