Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar në lidhje me protestën që do të zhvillohet sot para Ministrisë së Brendshme. Megjithëse nuk ka dhënë asnjë qëndrim zyrtar në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar, ambasada iu bën thirrje qytetarëve amerikanë në Shqipëri të shmangin daljen.

Sot në afërsi të Ministrisë së Brendshme në Tiranë, thuajse në qendër të qytetit mbahet një protestë. Kjo protestë pritet që të nisë në orën 16.30 minuta dhe nuk dihet sesa zgjat. Qytetarët amerikanë që jetojnë në Shqipëri duhet të kenë kujdes dhe të shmangin daljen në këto zona: Shmangni vendet e mundshme të protestës, përfshirë Bulevardin Kombëtar Shmangni çdo tubim publik të njerëzve. Monitoroni median lokale për të qenë në dijeni të asaj që ndodh Jini të vetëdijshëm për rrethanat tuaja Mbani një profil të ulët, njofton ambasada.