Teatri Kosovës ka njoftuar anulimin e shfaqjeve dhe kjo në shenjë solidarizimi kundër aktit për prishjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë. Me anë të një njoftimi në rrjetet sociale bëhet e ditur anulimin e shfaqjeve online dhe në livestream.

“Në shenjë solidarizimi kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar në Tiranë, Teatri Kombëtar i Kosovës, Teatri i Gjilanit, Teatri “Hadi Shehu” Gjakovë” , Teatri “Bekim Fehmiu” Prizren, Teatri “Adriana” – Ferizaj”, Teatri “Muharrem Qena” – Mitrovicë, Qendra Multimedia”, “Teatri Oda”, Teatri “Urban”, “Etno Teatri – Kukaj”, anulojmë shfaqjen “Skenderbeu ose dashuri dhe liri”, e cila ka qenë e planifikuar në kudër të kalendarit online / livestream. Teatri ka ekzistuar para nesh dhe do të ekzistojë përjetësisht!”, thuhet në faqen zyrtare të Teatrit të Kosovës