Tension, dhunë dhe ankth kanë qenë vetëm disa nga ndjesitë e shembjen së Teatrit Kombëtar gjatë mëngjesit të sotëm. Nuk kishte se si të mungonin edhe lotët, të cilët janë vërejtur edhe në sytë e gazetarëve të terrenit të cilët trasmetojnë live çdo moment hap pas hapi.

Një ndër gazetaret që nuk ka mbajtur dot emocionet është ajo e Fax News Edona Haklaj. Ajo shihet duke raportuar e përlotur

Edona kujton se prej dy vitesh ishte e stacionuar në këtë shesh dhe madje raportimin e saj të parë e kishte pikërisht për Teatrin, ndërsa thotë se përkundër të qenit e pavarur në raportim nuk mund të mos përjetonte atë që kishte parë ndër vite me Teatrin

Sipas saj, shembja e ka tronditur, sa nuk ka mundur të përbahet në raportim, por edhe duke vlerësuar atë që kanë bërë aktorët në kaq vite për të mbrojtur këtë godinë

Në profilin e Edonës në facebook të gjitha postimet e saj kishin lidhje me Teatrin Kombëtar. Ajo ishte përfshirë aq shumë emocionalisht por edhe profesionalisht, aq sa ndiqte çdo manifestim që zhvillohej çdo mbrëmje përpara sheshit të Teatrit Kombëtar