Shkrimtarja e njohur, Flutura Açka ka shpërthýer ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke thënë se ky i fundit do mbaj gjithmonë damkën e shémbësit të Teatri Kombëtar.

Me tone të ashpra, Flutura Açka ka theksuar se Veliaj mund të ndërtojë një teatër të ri, por sipas aj emri i tij do të jetë nga sot e tutje si “pështymore”

“Mbajeni mend këtë fytyrë!

Ç’e ke gjithë këtë vrap, o qyq? Asgjë nuk do të marrësh me vete, ta siguroj unë, veç damkën e shémbësit të Teatrit Kombëtar dhe shqyesin e zemrës dhe të kujtesës së Tiranës.

Mund të ndërtosh një teatër të ri, por gëzimi yt dhe i të ngjashmëve të tu, do të jetë një stoli e ftohtë, së cilës do t’i gëzohesh vetëm në burgun tënd moral. Emri yt nga sot e tutje do të jetë një pështymore!” thekson Açka.