Nga Mirela Rupa

Teari Kombëtar u shkërmoq sot, me 17.5.2020, duke zënë nën rrënojat e tij një traditë teatrale gati 100 vjecare. Ai ra përdhe, sëbashku më lotët e aktorëve që bënë karriere në atë skene. Nuk deshi t’ia dijë njeri as
për aktore e as për shtresa të ndryshme shoqërore që dolën në mbrojtje të Teatri

Ky objekt, përfaqsonte traditën tonë teatrale… Shumë vepra teatrore u luajtën nga aktore profesioniste, shumë qytetarë morën emocione dhe të qeshura nga skena e tij. Teatri kishte një lidhjë të ngushtë me
identitetin e jetës kulturore, jo vetëm të Tiranës por të gjithë Shqipërisë. Gjyshërit dhe baballarët kanë një histori me pak per t’ju treguar pasardhësve të tyre, sepse objekti të cilit mund ti referoheshin, është kthyer në grumbull mbetjesh betoni dhe druri. Në vënd të tij, do të ndërtohet një shëmtirë arkitektuore.

Projekti që do të ndërtohet në truallin e ish Teatrit Kombëtar.
Sic duket, ne nuk do vazhdojme të bëjme tradite në art, e as në kulturë, por do vazhdojmë traditën e shkatërimit dhe të shëmbjeve, barbarizmave dhe hulgantizmit.

Autorët e kësaj masakre kulturore janë përbindsha që nuk vijnë nga një shtet tjetër, nuk janë serb e as grek, por jane ata, pushtuesit e përjetshëm të kombit tonë. Janë drejtuesit tanë që i adhurojmë, nderkohë që shkelin mbi ne, janë ata që po hedhin në humnerë të ardhmen e një kombi të tërë për interesat e tyre përsonale.

Po cila është historia teatrale e kombit tonë?

Prania e ndërtimeve antike monumentale arkitektonike , në qëndrat ilire si Apoloni, Butrint, Bylis (Hekal) Nikoia (Klos) Orik Foinika (Finiq) Sofratikë (pranë Gjirokastrës) Dyrahu (Durrësi) flasin për aktivitetet e
shumëta teatrore gjatë antikitetit, të karkakterizuara nga influenca kulturore e Greqise se lashtë.

Gjatë periudhës së mesjetës, kemi përsëri aktivitete shoqërore me natyrë teatrore të karakterit folklorik. Shkodra ka një traditë të pasur të lëvizjeve teatrale, të cilat kanë filluar ne vitin 1861 nga Shkolla Fretnore, duke vënë në skenë pjesë teatrore të ndryshme. Më pas, më 1874 në Korcë, u organizuar shfaqja e parë teatrale me subjekt nga “Dasma e Lunxhërise” me trupën e nxënësve te shkollës normale “Ta Zografia” të
Qesaratit. Më 1899, u dha nga një grup shkollor në Korçë, vepra e Shekspirit, “Otello” Që nga kjo periudhë, lëvizjet teatrale janë shtuar dhe janë bërë më të pranishme për publikun.

Teatri Kombëtar është ndërtuar në vitin 1938 nga arkitekti italian Giulio Berté. Ky objekt paraqiste një fazë të rëndësishme të historisë së planifikimit urban dhe arkitekturës moderne, vecanërisht pas periudhës nga
pushtuesit otomane që nuk përfshinte koncepte të tilla në planifikimin urban. Gjaë gjithë kësaj kohe ka patur ndërhyrje të stileve të ndryshme arkitekturore dhe inxhinierike për mirëmbajtjen e tij.

Tirana pas shpalljes së saj kryeqytet, u bë qëndra e shumë aktiviteteve të rëndësishme kulturore dhe politike për të gjithë Shqipërine. Teatri Kombëtar ishte një institucionet që iu shtua disa objekteve të tjera kulturore si xhamia e Et’hem Beut, Kullës së Sahatit, Tyrbes së Kapllan Pashës, Kishës Paleokristiane të Tiranës si dhe shumë objekteve të tjera të këtij karakteri.

Plani per shëmbjen e Teatrit Kombëtar ideuar nga qeveria dhe diskutuar neper media që pothuajse nje vit. Ky objekt kulturor ka qënë nën kujdesin e Ministrisë së Turzmit dhe të Kulturës. Para pak ditësh është bërë
kalimi i tij nën kujdesin e Bashkisë së Tiranës dhe me 14.05.2020 u miratua vëndimi për prishjen e tij me pretekstin se ky objekt nuk ishte i ndërtuar sipas standarteve të duhura dhe vinte në rrezik jetën e qytetarëve.
Ky vëndim, rrafshoi të gjitha ato histori suksesi të artistëve tanë, te cilët në kushte shumë të vështira, sidomos gjatë periudhës së rregjimit komunist ushtruan veprimtarine e tyre në fushën teatrale.

E theksova jo pa qëllim këtë fakt, pasi nuk ka gjë më të vështire se kur i kushtëzohet liria e frymzimit një artisti. Ky akt, nuk përdhosi vetëm figurën e trupave të ndryshme teatrale që kanë luajtur role në atë skenë,
por dhunoi dëshirën artëdashese të të gjithë qytetarëve shipëtareve. Minimalisht, ne qofte se ky objekt do të vinte në rrezikshmëri jetën e trupës teatrore, stafit administrativ dhe qytetarëve të ndryshëm, duhej te
ristrukturohej e të mbetej si muze në shënjë respekti ndaj aktiviteteve teatrale në Shqipëri

Tani nga Teatri Kombëtar ka ngelur vetëm një kujtim në fotografi, libra dhe broshura turistike… Do te kemi një atraksion kulturor më pak, guidat turistike do të heqin nga axhenda e tyre vizitimin e këtij objekti.
Zhdukja e tij është një konfuzion më tepër për të gjithe turistet e huaj, pasi Teatri Kombetar është kudo në librat e guidave turistike si një objekt kulturor me rëndesi unike. Në të gjitha shtetet e zhvilluara, teatrot janë atraksionte shumë të rëndësishme për turizmin kulturor. Përvec
kësaj, ato janë ambiente dëfryese për grupe shoqërore artdashëse që nga lashtësia.

Cfarë do te ndodhte sikur qeveria italiane do të shëmbte amfiteatrin e Verones, teatrin “La Scala” në Milano, “La Fenice” në Venecia apo teatrin “San Carlo” ne Napoli? Po sikur ne Francë, qeveria do të shëmbte teatrin
e famshëm ” Moulin Rouge” apo “Palais Garnier”. Po në Angli cili do te ishte reagimi i qytetarve nëse do ndërmerrej një akt i tillë? Ne zonën e quajtur West End në Londër numërohen 39 teatro, në të cilat janë luajtur veprat e Shekspirit dhe të shumë autoreve të tjerë që nga viti 1576 dhe frekuentimi i tyre është në masë gjatë gjithe vitit.

Kësaj here qeveria tregoi se sa pak vlerë ka për të ruajta e kulturës së kombit të vet, në një periudhë ku lulëzon injoranca dhe bizneset e paligjshme… ky I dituri rrin në heshtje e budallai ngre zërin….Cfarë
mesazhi përcolli tek brezat e rinj ky akt?

Kur do të kemi një qeveri që nuk do i cënojë interesat kombëtare? Në qoftë se do vazhdojmë të shembim një e nga një objekte të kësaj rëndësie, ne do të mbetimi një shoqëri pa identitet.

Londër, 17 Maj 2020. Mirela Rrupa, Vendlindja Shkodër, Shqipëri.