Prej disa ditësh në vend numri i rasteve të reja me koronavirus ishte i ulët. Njëherësh po ulej ndjeshëm numri i të shtruarve dhe pacientëve në terapi intensive dhe jeta po i kthehej gradualisht normalitetit.

Por sot, Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 18 të infektuar me Covid. Një kapërcim shifrash, i cili sipas Ministrisë është tregues se funksionimi i strategjisë së ri hapjes dhe e lehtësimit të masave varet vetëm nga qytetarët.

Pavarsisht se theksoi që situata vijon të jetë e qëndrueshme dhe nën kontroll, Ministria apeloi që të tregohemi të përgjegjshëm duke respektuar distancimin fizik, të kombinuar me masat e higjienës respiratore dhe personale, dhe të mos kryejmë vizita tek të afërmit për çdo lloj arsye.

Ndërkohë, natyrshëm lind pyetja, a do të vijojmë normalisht me procesin e hapjes apo kjo rritje e ndjeshme e rasteve, do të ndikojë tek faza tjetër e hapjes e cila është parashikuar më 18 Maj