Gjashtë gra shtatëzana janë konfirmuar pozitive me koronavirus deri më tani në vendin tonë. Ministria e Shëndetsisë bën me dije se mes tyre katër prej tyre tashmë e kanë fituar betejën me këtë sëmundje

Gjithashtu ministria thekson se rasti më i fundit i gruas shtatzëne që është konfirmuar së fundmi me koronavirus në Fier ndodhet në gjendje të mirë shëndetsore.

Lexo edhe: Hapja vjen me probleme, 18 raste të reja me koronavirus brenda ditës

Ndëkohë këtë të enjte numri i rasteve të reja ishte rritur në krahasim me tre ditët e fundit. 18 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar sot duke e çuar në 898 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.