Parlamenti është kthyer në një estradë, ku çdo të enjte prej andej dalin mufka deputetësh duke e bërë atë sallën me nivelin më të ulët ku janë futur përfaqësuesit e shqiptarëve ndonjëherë.

Më herët dikush u lavdërua me kaçurrelat e tij, ndërsa “kërpërata” është bërë legjendë por sot ka ndodhur një tjetër gafë.

Gjatë fjalës së tij deputeti Ervis Meço u përpoq të flistë përmes vargjeve të Pashko Vashës “O moj shqypni” por ngatërroi autorin

Sipas tij, ato vargje nuk i ka shkruar Pashko Vasa, por Gjergj Fishta

Një lapsus ky në dukje i pafajshëm përballë thagmave të përjavshme që jemi të detyruar të degjojmë nga foltorja e Kuvendit i cili nuk ka qenë kurrë më keq se kaq.