Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije ditën e sotme se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 4 raste të reja, pasi testimit të 243 qytetarë të dyshuar.

Deri më sot në të gjithë vendin janë konfirmuar pozitivë me COVID19 876 qytetarë. Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik deklaroi se harta është zgjeruar me 2 raste të reja në Krujë, 1 në Tiranë dhe 1 në Berat. Sipas MSH sot është shënuar dita me pozitivitetin më të ulët, 1.64% nga testimet që janë bërë në 24 orët e fundit.

Ndërkohë, së fundmi janë shëruar 28 qytetarë dhe numri total i të shëruarve ka shkuar në 682 qytetarë janë shëruar, ose rreth 78% e të gjithë të prekurve. Ndërkohë në të gjithë vendin janë aktualisht 163 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz. Ndërsa në dy spitalet COVID janë të shtruar 24 pacientë dhe vetëm 1 prej tyre është në terapi intensive.