Kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetarët për një koalicion të mundshëm me Lëvizjen Socialiste për Integrim, një subjekt që identifikohet në njëfarë mënyre me themeluesin e saj, Ilir Metën që sot është President i Republikës.

Duke u nisur nga marrëdhëniet bashkëpunuese dhe mirëkuptuese që kanë patur së fundmi, lind natyrshëm arsyetimi se mes tyre mund të ketë një bashkëpunim edhe qeverisës në të ardhmen, meqë edhe zgjedhjet e përgjithshme janë më shumë afër se larg.

Rama u përgjigj prerë se nuk do të ketë koalicion me këtë forcë politike dhe tregoi edhe arsyen për një përgjigje të tillë.

“Nuk shoh asnjë mundësi për koalicion me partinë e presidentit, degradimi i vazhdueshëm i asaj force politike dhe objektivat tona programore, bindja jonë se e mjaftueshme është të flas puna dhe falë punës në interes me popullin, e bën pa arsye një koalicion të tillë. Nuk ka asnjë lloj mundësie një koalicion i tillë, e përjashtoj kategorikisht” tha Rama