Një ditë pasi emisioni investigativ BOOM solli fakte dhe dëshmi se si ish-drejtori i shkollës së mesme pyjore në Shkoder, Agron Ceka kishte falsifikuar notat e një nxënësi në vitin e dytë duke e bëre kalues, policia e ka ndaluar këtë të fundit me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Lajmi konfirmohet për Ora News nga policia lokale.

Ndonëse nxënësi ishte përjashtuar nga shkolla në dt. 27 mars 2019 ai është pajisur me dëftesë. Mësueset mohojnë që t’i kenë vendosur nxënësit nota kaluese.