Nga NJVKSHJ, Shkodër, informohemi se nga përgjigjet e 34 mostrave të marra dhe dërguara dje, në ISHP, kanë ardhur përgjigje pozitive vetëm për 1 moster, (i cili është rast kontakti) ndërsa të gjitha të tjerat janë negative. Në total, shkon në 108 numri pozitiv COVID-19

Mbi 70 % e të sëmurëve janë shëruar dhe kanë dalë nga izolimi. Sot janë dërguar 28 mostra të tjera në ISHP, Tiranë, ndërkohë vijon puna për gjurmimin dhe hetimin e rasteve të dyshuara. Sot është mbyllur një vatër në lagjen 3 Heronjt.

Vijon akomodimi i karantinimit të shtetasve të ardhur në konviktin e Univerisitetit “Luigj Gurakuqi”. Mbrëmë edhe sot kanë ardhur edhe tre shtetas duke e çuar numrin e të akomoduarve në 32 shtetas. Gjendja shëndetësore e të akomoduarve është e mirë, vazhdon monitorimi dhe kontrolli i tyre nga strukturat e NJVKSH. Ruajtja fizike e objektit bëhet nga strukturat e Repartit Ushtarak nr.1010, Vau Dejës