Bashkia e Shkodrës ka shpërndarë në faqen e saj zyrtare në Facebook një video shumë të veçantë. Fëmijët e Shkodrës, me organizimin e Qendrës Kulturore të Fëmijëve të Bashkisë Shkodër, kanë dërguar një mesazh- përshendetje për të gjithë mësuesit e nxënësit shqiptarë, që edhe në këto kohë jo të lehta dhe në kushte aspak normale, vazhdojnë me pasion e përkushtim misionin e tyre të edukimit të brezave.

“Një mesazh përshendetje shumë e veçantë e Qendrës Kulturore të Fëmijëve të Bashkisë së Shkodrës, për të gjithë mësuesit e nxënësit shqiptarë që po vijojnë procesin mësimor në kushte shumë të veshtira, por me dashuri, pasion e përkushtim për të vazhduar arsimin dhe edukimin e brezave të rinj.

Një bashkëpunim i Prof. Edmond Zhulalit, Dirigjentit Kujtim Alija, dhe Qendrës Kulturore të fëmijëve. Një klip i realizuar nga Valmir Hysa” thuhet në tekstin që shoqëron videon e shpërndarë nga Bashkia e Shkodrës.

Një mesazh- përshendetje shumë e veçantë e Qendrës Kulturore të Fëmijëve të Bashkisë së Shkodrës, për të gjithë mësuesit e nxënësit shqiptarë që po vijojnë procesin mësimor në kushte shumë të veshtira, por me dashuri, pasion e përkushtim për të vazhduar arsimin dhe edukimin e brezave të rinj. Një bashkëpunim i Prof. Edmond Zhulalit, Dirigjentit Kujtim Alija, dhe Qendrës Kulturore të Fëmijëve. Një klip i realizuar nga Valmir Hysa.

Posted by Bashkia Shkodër on Wednesday, April 22, 2020