“Paga e luftës të jepet edhe për ata që punojnë në të zezë se nuk mundet që dikush të hajë dhe dikush të rrijë pa ngrënë”

Ky është sugjerimi që jep një telefonuese nga kryeqëndra e veriut në emisionin “Shtypi i Ditës dhe Ju” me gazetarin Andi Kapxhiu.

Ajo më pas komenton çfarë ndodh në Shkodër ku gjithmonë ka polemika Shkodra është konkurencë politike tash e 30 vjet.

Bashkia e Shkodrës është peng .Prefektura është e Edi Ramës , Bashkia është e partisë tjetër dhe këtu është korrupsion i gjallë edhe në tregje.Në Shkodër nuk kemi për të bërë hajër se është një konkurencë e pashpirtë përfundon ajo e shqetësuar