Boris Johnson, kryeministri i Britanisë së Madhe, por lufton me jetën në terapi intensive, pasi është prekur nga koronavirusi.

Por kryetarja e Bashkisë së Derbyshire shkruan në rrjetet sociale se kjo fatkeqësi që i ka rënë Johonson është e gjitha e merituar.

Më falni, por ai e meriton plotësisht këtë dhe është një ndër kryeministrat më të këqij që kemi pasur ndonjëherë, ka shkruar Sheila Oakes në një koment në Facebook.

Pas kritikave të shumta, kryetarja kërkoi falje dhe pranoi që komenti i saj ishte një gabim.

Unë nuk mendoja se ato që thashë do të mërzisin kaq shumë njerëz. Ajo që thash ishte diçka jo e këndshme për tu thënë , tha ajo. Unë jam e shqetësuar për infermierët dhe mjekët që nuk kanë pajisje mbrojtëse . Thashë diçka sepse isha e zemëruar pa menduar për kryeministrin ose familjen e tij. tha ajo.