Lajm trishtë nga Shkodra! Ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare mjeshtri i madh i humorit Gëzim Kruja.

Ai u shua sot paradite, ndërsa lajmi është konfirmuar nga familja. Gjendja e tij ka qenë e rënduar në ditët e fundit.

Dalja e tij e fundit për mediat ishte në festën e 80-vjetorit të lindjes që miqtë e teatrit i organizuan.