Në Shkodër ditën e sotme janë konfirmuar katër raste të reja me koronavirus duke e çuar në 38 numrin total të personave pozitiv në këtë qark.

Mësohet se ditën e djeshme në Shkodër janë bërë gjithsej 15 testime, nga të cilat katër rezultuan pozitiv.

Të katër rastet kanë të bëjnë me familjet e atyre që rezultuan pozitiv para tre ditëve. Sakaq fatmirësisht raportohet se katër të infektuarit e ditës së sotme janë në gjendje të mirë shëndetësore.