Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një komunikimi në Facebook ka folur mbi masat që po merr qeveria në lidhje me sitiatën që po kalon vendi.

Ai është ndalur tek çështja e shumë komentuar këto ditë se kush e përfiton pagën e luftës siç e ka quajtur ai këtë situatë, duke e konkretizuar më në fund.

Ai përmendi disa kategori përfituesish duke përmendur kopshtet e shkollat private ata që merren me transportin e qytetarëve e madje edhe taksistët e përfitojnë.

Sa për sitemin shëndetësor ai deklaroi se mjekët plus pagës do kenë edhe 1000 euro, personeli mbështetës në vijën e zjarrit deri te sanitarët e shoferët e urgjencës do kenë 500 euro plus pages.

“Edhe kopshtet apo shkollat private, apo ata që merren me transportin e qytetarëve, edhe këto kategori janë përfituese nëse në këto biznese xhiro nuk i kalon 140 mijë usd në vit, taksitë gjithashtu përfitojnë.

“Sistemi ynë spitalor është në gjendje shumë të qëndrueshme e vazhdojmë furnizimin e stokut të luftës përditë për ditë të këqija që ishalla nuk vijnë.

Këto ditë mjekët plus pagës do kenë edhe 1000 euro, personeli mbështetës në vijën e zjarrit deri te sanitarët e shoferët e urgjencës do kenë 500 euro plus pagës. Deri kur të mbarojë lufta e pacienti i fundit të lërë spitalet tona, të gjithë këta do vazhdojnë të paguhen kështu” tha Rama.