Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste do të dhurojë gjysmën e pagës, e cila do t’i bashkëngjitet buxhetit të shtetit për të përballuar emergjencën nga koronavirusi.

Ky vendim është bërë i ditur sot në Konferencën e Kryetarëve nga kreu i grupit të PS-së Taulant Balla.

“Përshëndetje! Në vijim të situatës së krijuar nga koronavirusi, grupi ynë parlamentar mori vendim për heqjen dore nga gjysma e pagës dhe vënien në dispozicion të buxhetit të shtetit për nevojat e Luftës. Nesër si Grup Parlamentar depozitojmë shkresën përkatese në Kuvend.”, mësohet të ketë thënë Balla në mbledhjen në fjalë./Opinion.al