Ju informoj se gjatë ditës së sotme ka vazhduar të ndiqet situata epidemiologjike nga NJVKSH në të gjithë territorin e Qarkut.

Jemi në pritje të pergjigjeve të 3 mostrave që janë dërguar në ISHP të dyshuar për Covid-19

Nga Bashkia Shkoder janë shperndare gjithsejt 74 pako ushqimore për familjet në nevoje prej të cilave 30 pako në qytet dhe 48 pako në NjA Pult, mbështetje nga Drejtoria e Pergjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit .
Është siguruar rezerve për rreth 238 familje, ndihme me pako higjenike, kontribut i biznesit të cilat janë magazinuar.
Janë kryer likujdimet e ndihmës ekonomike pranë Degës Thesari për muajin Mars.
Vijon procesi i tenderimit për blerjen e pakove ushqimore me fondin e Emergjencave Civile me fondet e Bashkise

Nga pika e kalimit Hani Hotit gjatë 24 orëve kanë hyre rreth 144 udhëtare, të cilët u janë nënshtruar procedurave të kontrollit sipas udhezimeve të Ministrisë së Shendetsisë.

Nga Filiali i Postës janë shpërndare pensione në shtëpi gjithsej:
Shkoder – 15
Malësi e Madhe – 141.
Puke – 241.
Total – 1974