Marre nga statusi i Edip Shiroka
Sistem shëndetësor i shkatërruar komplet. Që të gjithë që kanë drejtuar këtë vend tash njëzetepesë vjet kanë kontribu në këtë shkatërrim.
Në Shkodër ka pasë Spital Civil në godinë të veçantë me pavionet e ndara nga njeri tjetri në kate të ndryshme,kirurgji,patologji,ortopedi,otorino-laringologji,okulistikë e radiologji, ndërsa në ndërtesa të vçanta ka pasë Spital Pediatrik për fëmijë, Spital Obstetrik-Gjinekologjik,ose Maternitet siç quhet,Spital Infektiv, si dhe Spitali ushtarak.
Ku janë këto godina sot.
Gjoja në emër të përqendrimit janë mbledhë të gjithë tek një godinë kaçurrele që duhet polic trafiku për të drejtu njerezit aty ku kanë nevojë.
Gjithsesi ky është mendimi im duke mos qenë specialist i shëndetësisë.