Arqipeshkëvia metropolitane dhe Caritasi Dioqezan Shkoder – Pult janë solidarizuar me familjet në nevojë duke kryer shpërndarjen e pakove ushqimore.

Përmes famullive të çdo zone janë evidentuar familjet e varfra, pleq të vetmuar, persona me aftësi të kufizuar etj, që janë ndihmuar me pako që janë përllogaritur për një periudhë 2 javore.

Drejtori i Caritasit Shkoder – Pult dom Gjovalin Simoni thotë se kisha katolike në këtë kohë krezhme, kohë pendese, lutje dhe bamirësie, do të vijojë të jetë pranë këtyre shtresave.