Mund t’ju duket e pabesueshme por një 101-vjecar në Itali është shëruar nga koronavirusi dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ai lindi në mes të një pandemie asaj të gripi spanjoll, në vitin 1919 dhe sot, në moshën 101 vjeç arriti ti mbijetojë edhe një tjetër pandemie, Covid-19.

I moshuari ka qëndruar 10 ditë në spitalin e Riminit, ‘Infermi’ ku u kuruar nga COVID-19 dhe sot ai është shumë mirë dhe është kthyer në shtëpi.

Një shpresë për të gjithë e ka quajtur rastin e 101-vjecarit, nënkryetarja e bashkisë së Riminit. Ajo tregoi se rasti i këtij të moshuari në pak ditë u bë histori, si për mjekët, infermierët dhe të gjithë personelin shëndetësor.

Ai habiti të gjithë si mjekët dhe infermierët me mënyrën si e mposhti këtë virus, ai është një shpresë për të gjithë kur në këto ditë të trishtuara kemi kaq shumë jetë të humbura në vend. 101-vjecari ia doli dhe tashmë ndodhet në gjirin e familjes”- ka thënë nënkryetarja e bashkisë së Rminit, Gloria Lisi.