Qeveria shqiptare do të mblidhet sot në orën 9 00 pas konfirmimit të dy rasteve të para të të infektuarve me koronavirus.

Në mbledhje priten të diskutohen masat e reja lidhur me koronavirusin, të cilët janë marrë në takimin mes ekspertëve të Komitetit teknik mbrëmjen e djeshme.

“Po diskutojmë në këto momente me ekspertët e Komitetit Teknik, për masat e shtuara për parandalimin e depërtimit dhe përhapjes së koronavirusit të ri, pas vendimit që hyri sot në fuqi në vendin fqinj për izolimin total të zonave të kuqe. Çdo masë e shtuar dhe vendim që do të merret, do të vendoset nga ekspertët. Deri në këto momente, nuk ka asnjë rast të konfirmuar me COVID 19 në vendin tonë , njoftoi dje Ministria e Shëndetësisë.

Dy të infektuarit e parë me koronavirus udhëtuan nga Italia në Shqipëri me makinë Konfirmohen dy rastet e para me koronavirus në Shqipëri! Babë e bir ishin kthyer nga Italia


Në 25 shkurt, qeveria shtoi 1 milion dollarë në buxhetin e spitaleve për të rritur stokun e mjeteve të mbrojtjes personale në struktura, siç janë maskat mbrojtëse apo dezinfektues për duart e doreza.