David dhe Victoria Beckham provuan para gjithë botës se marrëdhënia e tyre nuk është në krizë.

Ata dëshmuan se ndjenjat e tyre për njëri-tjetrin janë më të forta se kurrë më parë, pasi u panë shumë të lumtur së bashku në ditëlindjen e 21 të të djalit të tyre Brooklyn.

Fotot janë bërë publike nga vetë Victoria në Instagramin e saj. Të ftuar kanë qenë shumë miq dhe të afërm të dyshes së famshme. Fesa u organizua në shtëpinë e tyre luksoze në Cotswolds, në jugperëndim të Anglisë

Çiftit mendoi ta surprizonte të birin duke ftuar reperin e njohur Stormzy, i cili realizoi një duet me Brooklyn, duke i mahnitur të pranishmit.

Abuzimi me alkoolin dhe kërcimi si të çmendur ishin vetëm disa nga gjërat që ndodhën në festë