Gazetarja Beti Njuma ka thënë se sipas dhe informacioneve të konfirmuara nga mjekët e Infektivit, një prej dy personave të infektuar me koronavirus ka marrë pjesë pak ditë më parë në një ceremoni mortore.

Në një lidhje direkte me emisionin “360 Gradë”, Njuma ka thënë se fakti që personi që është shtruar në Infektiv me koronavirus ka qenë në një ceremoni mortore, rrit mundësinë e kontaminimit të personave të tjerë.

“Do të doja të jepja një informacion të fundit, e kam të konfirmuar nga mjekët e spitalit Infektivit. Një nga dy të infektuarit me kronavirus ka deklaruar se ka marrë pjesë në një ceremoni mortore disa ditë më parë. Çka mund të shtojë edhe rrezikun e kontaminimit të personave të tjerë. Po ashtu ai ka edhe një bar-kafe ku mund të kenë shkuar banorët e zonës”, ka thënë gazetarja Beti Njuma.