Drejtori i Përgjitshëm i klubit të Partizanit Olsi Rama në një deklaratë për mediat pas humbjes ndaj Vllaznisë, me rezultatin minimal 1 me 0 në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, u shpreh i zhgënjyer nga loja e futbollistëve.

Po ashtu vëllai i kryeministrit u pyet nëse ka marrë ndonjë këshillë nga Rama për masat ndaj koronvirusit, dhe Olsi theksoi lani duart.

Humbje që ju nxjerrë jashtë objektivave? Është një humbje që dhëmb dhe është një humbje me premisat të asaj loje që donim të bënim dhe nuk e bëmë asnjëherë.

Ku do ta shohim Partizanin në këtë fazë të kampionatit? Pse e bënë këtë pyetje? Ne do vazdojmë të respektojmë garën dhe të luajmë siç kemi bërë gjithmonë.

Trajneri është marrë për një periudhë afatgjatë dhe ne nuk i kërkuam titullin kampion e morëm me idenë që duam të rindërtojmë bazat e asaj që filluam të ngirinim një vit më parë. Futbollistët e Vllaznisë luftuan më shumë se ne sot, unë nuk jam aspak i kënaqur nga loja e ekipit.

Kryeministri që është dhe vëllai i juaj çfarë këshille ju ka dhënë për koronavirusin?

Lani duart. Po nga çfarë të lajmë duart është muhabeti?! Unë nuk jam as profet as orakull. Nëse kampionati vazhdon. Kemi gjëra më të rëndësihme tani për tani për shëndetin publik. Të kalojmë këtë emergjencën