Presidenti i Republikës Ilir Meta në një intervistë televizive të dhënë pas tubimit të sotëm në Bulevardin ” Dëshmorët e Kombit” ka folur për ecurinë e këtij tubimi duke e shoqëruar fjalën e tij me paralajmërime dhe me afate.

Ashtu siç e tha edhe në fjalën e tij para qytetarëve Meta ka lënë datën 15 mars për të parë si do reagojë qeveria në lidhje me kërkesat e tij për mbrojtjen e Kushtetutës.

Ai gjithashtu permendi revolucionin si mjet paralajmërues.

“Kur preket Gjykata Kushtetuese, revolucioni është rruga e vetme. Aty ka patur edhe shumë personalitete të PS, edhe shumë qytetarë që janë pa parti. Se çfarë do të ndodhë më 15 mars ? Të shohim. Do të ketë nevojë të një manifestimi të një përmase tjetër dhe që mua do të më duhet të marrë masa të tjera për vendosjen e rendit kushtetues” tha Presidenti Meta.