Lekë Prendi, 39 vjeçari i dënuar me 21 burg për një ngjarje te regjistruar ne vitin 2000, do të ekstradohet më në fund drejt Shqipërisë.

Shqiptari është dënuar në mungesë pasi 20 vite më parë me 10 prill ai është dënuar si autor i ngjarjes ku humbi jeten prifti Gjovalin Prendi gjatë një grabitjeje autobusi në Kukës.

Por si u gjend në Britani të Madhe i riu nga Shqipëria?

Lekë Prendi shkoi në Angli duke pretenduar se ishte një refugjat lufte nga Kosova me emrin Aleks Kola, të cilin ai e përdor ende deri në momentin e ndalimit në korrik të vitit 2013.

Policia zbuloi se gjurmët e gishtërinjve të tij ishin të ngjashme me një njeri që kërkohej ndërkombëtarisht nga Interpoli për grabitjen e autobusit me 22 klerikë në Kukës që rezultoi me humbjen e jetes se nje personi.
Në vitin 2014, një gjyqtar në Gjykatën e Westminsterit dha “dritën jeshile” që ai mund të ekstradohej, por në qershor të 2015 fitoi të drejtën nga Gjykata e Lartë për të bllokuar ekstradimin e tij në Shqipëri.

Shqiptari përfitoi lirinë pasi paraqiti në Gjykatë provat se personi që kërkohej nga Interpoli ishte 167 cm i gjatë, ndërsa ai ishte plot 178 cm. Ndër të tjera ai shtoi dhe faktin se personi i kërkuar nga drejtësia shqiptare nuk ngjante fare me të.

Por liria e tij nuk zgjati shumë pasi vitin e kaluar autoritetet shqiptare kërkuan sërish ekstradimin e tij pasi dërguan në Britani më shumë prova, të cilat vërtetonin se Aleks Kola ishte shqiptari i shumëkërkuar.
Autoritetet shqiptare dërguan gjurmët e gishtërinjve që i siguruan edhe nga homologët italianë, dhe më në fund Prendi pranoi se ai ishte i shumëkërkuari dhe për shumë kohë kishte përdorur edhe pseudonimin Nikolin Pacini.

Pas një seance të dytë për ekstradimin e tij në Westminster, gjykatësi Tan Ikram vendosi që Aleks Kola dhe Lekë Prendi ishin i njëjti person dhe se ai duhej të ekstradohet në Shqipëri.Kjo çështje ekstradimi ka mbërritur në zyrën e ministres së Brendshme Priti Patel, e cila duhet të hedhë firmën mbi dokumentin final të ekstradimit. Megjithatë Lekë Prendi mund të apelojë sërish vendimin e Westminsterit në Gjykatën e Lartë.