Vllaznia në këtë pjesë të dytë të sezonit ka shumë luhatje, skuadra ka ndryshuar pozitat nga java në javë. Në Shkodër, në një javë flitet për Europën dhe një javë diskutohet mbijetesa.

Ndonëse u afruan në merkato lojtarë cilësorë dhe që janë vëzhguar nga trajneri Jonuz, të paktën një gjë të tillë e ka pohuar edhe vet, duket se skuadra nuk është aty ku duhet.

Menjëherë pas ndeshjes me korçaret ka pasur një takime mes krerëve të lartë të klubit shkodran. Ndërkohë që ditën e neserme do te kete një analizë më të detajuar, duke qenë se fundjava ka qenë ditë pune për të gjithë në kampin kuqeblu, kjo për shkak se në mesjavë ka sërish ndeshje kampionati.

Vllaznia luan me Kukësin dhe shkodranët tashmë janë në vend të tetë në renditje, duke rrezikuar shumë këtë sezon që e kanë nisur me pretendime të mëdha, e madje edhe është investuar, si në verë ashtu edhe në merkaton e janarit…/Vipsport/