Paulin Luli, drejtori i Rezervave Materiale të Shtetit ka dhënë dorëheqjen nga ky post. Në një status në profilin e tij në facebook, Luli ka publikuar kërkesën e tij të dorëheqjes, drejtuar ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, ku ai shpjegon se dëshiron ti kushtojë vëmendje familjes së tij dhe se për këtë arsye ka hequr dorë nga posti.

Për të gjithë ata që janë të paqartë ndoshta më qëllim si dhe ata që janë kureshtarë të dinë më shumë sqaroj se: Kam dhënë dorëheqjen me vullnet të plotë nga detyra si Drejtor i Përgjithshëm i Rezervave Materiale të Shtetit. Gjatë gjithë kohës në detyrë kam dhënë kuntribut maksimal dhe kam kryer me përgjegjsi detyrat e ngarkuara nga ligji për administrimin e mallrave rezervë shteti si dhe detyrimet ligjore për tu ardhur në ndihmë familjeve në nevojë,veçanërisht atyre të prekura nga tërmeti i 21 shtatorit dhe 26 nëntorit të vitit 2019.

Realizuam me sukses dhe përkushtim me netë të tëra pa gjumë dhe me orare të stërzgjatura me sa mundësi që patëm pritshmëritë e banorëve te zonave të prekura nga termeti dhe menaxhuam më standarde të larta ndihmat humanitare të ardhura nga shumë vënde të botës. Gjatë gjithë kohës DPRMSH kishte një ngritje si institucion në realizimin e detyrave dhe përmirsimin e cilësisë së shërbimit. Faleminderit atyre që më besuan këtë dëtyrë. Një falenderim i veçantë shkon për punën e palodhshme të stafit të rezervave të shtetit. Faleminderit pafund të gjithëve pa përjashtim për bashkpunimin,mirëkuptimin dhe mbështetjen që na dhatë.

Tani kam kohë dhe liri për të bërë më shumë gjëra për vete dhe familjen. Faleminderit !” shkruan Luli.