Në Itali të prekura nga koronavirusi janë edhe programet televizive. Mediaset ka vendosur që në emisionin e djeshëm drejtpërdrejt Non è la dUrso, të dalë në transmetim pa publik në studio.

E njëjta gjë do të ndodhë edhe në programin “Mattino 5” të së hënës si dhe Le Iene që transmetohet të martën dhe të enjten. Një vendim që e mbështes totalisht për shkak të përgjegjësisë që kemi ndaj publikut, por edhe teknikëve që punojnë në studiot tona.

Thuhet se the show must go on, por është e rëndësishme që të mos marrim asnjë rrezik përsipër tha ajo. Nuk do të jetë e lehtë me një studio të boshatisur, por do të mundohem të arrij te publiku, tha Barbara dUrso në një postim në Instagram.

Edhe drejtuesit e programit Le Iene thanë se për herë të parë në 24 vjet do të dalin pa publik në studio. Si pasojë e koronavirusit në Itali, kanë humbur jetën deri më tani 3 persona, ndërsa kanë rezultuar si të prekur 153 persona. Shumë shkolla dhe aktivitete publike janë mbyllur në rajonet e veriut, ndërsa paniku në rradhët e qytetarëve ka qenë shumë i madh.