Rreth 5 vjet pas rehabilitimit, varri Monument Kulture i Kolë Idromenos po shkon drejt degradimit. Ndaj një grup studiuesish kanë nisur fushatën e mbledhjes së fondeve për ta rikthyer në identitet.

Afro 5 vite pasi Ministria e Turizmit e quajti punë të perfunduar, gjendja është kjo.

Varri monumental i arkitektit të Shkodrës moderne, Kolë Idromeno, është thuajse i shkatërruar, pasi restaurimi i dobët i shfaqi problemet vetem pak muaj pas inaugurimit në 2015-ën.

Duke parë indifirentizmin institucional, studiuesi Pjeter Logoreci në bashkëpunim me klerikun dom Nikë Ukgjini ka vendosur te nisin një fushatë për ta kthyer ne identitet.

Pjetër Logoreci: Po mundohemi të prekim zemrat e atyre që kanë pare, kanë mundësi ekonomike por edhe shkodranëve të thjeshtë brenda dhe jashtë.

Zhgënjimi per studiuesin është i madh pasi sipas tij mënyra se si shteti i trajton këto figura është një fyerje për vetë historinë dhe kulturen shqiptare.

Pjetër Logoreci: Këta përdorin karrigen e shtetit me u fuqizu dhe pasunu, kam shumë dyshime që shteti shqiptar mund të merret me punë të tilla.

Të njëjtin fat si varri i Idromenos ka patur edhe ai i Marubeve.

Qoftë Ministria e linjës, Drejtoria rajonale e Kulturës apo Instituti i Monumenteve nuk kanë reaguar për të vënë dorë në ndryshimin e realitetit në këto varre me status të veçantë.