Në një postim në facebook, Bregu shkruan se si shqiptare ndihet e emocionuar nga mbështetja e jashtëzakonshme që në Bruksel u tregua ndaj Shqipërisë, ndërsa thekson se me institucionin që ajo drejton synon që ti jepet pamje njerëzore bashkëpunimit.

“Ndihem e prekur dhe shumë e emocionuar si shqiptare, nga mbështetja e jashtëzakonshme e treguar sot ne Konferencen Nderkombetare te Donatoreve ne Bruksel! Afërsia, empatia, i japin kuptim bashkëpunimit e solidaritetit më shumë se burokracia. Këtë u përpoqëm të bënim nga RCC dhe kjo është ajo që përpiqemi të bëjmë çdo ditë: ti japim pamjen njerëzore bashkëpunimit” shkruan Bregu.